Aksidenti në tunelin e Krrabës, viktima është vëllai i deputetes socialiste

Aksidenti në tunelin e Krrabës, viktima është vëllai i

Elton Maçolli është viktima i cili humbi jetën një ditë më parë nga aksidenti në tunelin e Krrabës.

Mësohet se 37-vjeçari është vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

Sipas policisë, si pasojë e parakalimit të gabuar makina Seat me targa AA 209 AR u përplas me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç. Përplasja ishte shumë e fortë, duke bërë që makina, e cila ishte edhe me impiant gazi të merrte flakë.

37-vjeçari Maçolli ndërroi jetë në vend, duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Ai u transportua në morgun e qytetit të Elbasanit.

Elton Maçolli punonte në bazën ajrore të Farkës dhe kishte gradën reshter. Kjo është tragjedia e dytë në familjen e deputetes, e cila gati një vit më parë humbi edhe motrën pas një sëmundje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



EMISIONET