Identifikohet hajduti shqiptar në Itali falë fotos së publikuar në Facebook

Identifikohet hajduti shqiptar në Itali falë fotos së publikuar

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për vjedhje. Renato Bajraktari akuzohet për dy vjedhje.

Më 17 janar të vitit të kaluar, së bashku me 3 bashkëpunëtorë të tjerë Bajraktari ishte protagonist i një vjedhjeje dhe më 10 janar 2018 duke përfituar nga mungesa e pronarëve përmes dritares arriti që të hynte në një shtëpi në Santa Maria Capua Vetere. Ai vodhi bizhuteri me vlerë monetare 5 mijë euro.

Pas hetimeve të policisë dhe krahasimeve të fotografive si edhe imazheve të sistemit të mbikëqyrjes së dy vjedhjeve të ndryshme u bë e mundur njohja e tij.

Gjithashtu Bajraktari u identifikua edhe nga disa foto të postuara në Facebook. Pronari i shtëpisë, ku ai kreu vjedhjen prej 5 mijë euro, postoi fotografinë e tij në Facebook që e mori nga kamerat e sigurisë.

Në këtë mënyrë u bë i mundur identifikimit se ishte ai autori pasi në të dyja vjedhjet kishte veshur rroba të njëjta.

EMISIONET