Pukë, 25 vjeçari vret kolegun e punës të HEC-it

Pukë, 25 vjeçari vret kolegun e punës të HEC-it

Policia e Pukës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 8 shkurtit.

Sipas Policisë i dyshuari është Enderis Dodaj rreth 25 vjeç.

Burime nga grupi hetimor thonë se se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

"Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B. ne prani të disa punonjësve të tjere, qe po pushonin ne te njejtin ambjent" informoi policia e Shkodrës

Viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje. 

Petrit Bibaj, fillimisht mbeti i plagosur rëndë,
Ai dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve.


EMISIONET