Ideja gjeniale “i bën gjëmën”, linja ajrore i ndalon udhëtimet ‘kontrabandistit’ të maçokut mbipeshë

Ideja gjeniale “i bën gjëmën”, linja ajrore i ndalon

Një kompani ajrore i ka ndaluar udhëtimet një pasagjeri pasi shkeli rregullat duke marrë në avion maçokun e tij mbipeshë,

Sipas Aeroflot, 34-vjeçari Mikhail Galin mori maçokun e tij Viktor në fluturimin SU1702, nga Moska në Vladivostok.

Në bazë të rregullave të  Aeroflot, kafshët shtëpiake që peshojnë më shumë se 8 kg duhet të vendosen në mbajtësen e bagazheve.

Për shkak se Viktor ishte shumë i rëndë për kabinën e pasagjerëve, Galin hartoi një plan dinak.

Ai e ndërroi Viktor me një maçok tjetër gjatë kontrollit të peshave dhe para se të hipte në avion i zëvendësoi sërish macet, duke e marrë me vete Viktor.

Linja ajrore tha se Galin theu rregullat ndaj vendosi që të ndalojë udhëtimet e tij me Aeroflot.

34-vjeçari zbuloi sesi kishte arritur që të merrte në fluturim Viktor në fillim të këtij muaji me anë të një postimi në Facebook.

Në postim, Galin tha se e kishte marrë me vete maçokun e tij gjatë një fluturimi nga Riga në Vladivostok, përfshirë një ndalesë në Moskë.

Kur ai u përpoq të hipte në avion në pjesë e dytë të fluturimit nga kryeqyteti rus, stafi i Aeroflot nuk e lejoi atë të merrte Viktorin në kabinën e pasagjerëve.

“Viktor ishte 10 kg, peshë që nuk lejohej në kabinë,”-tha ai.

Duke mos dashur të vendosë maçokun në bagazhe, Galin shty fluturimin e tij dhe mori vendimin strategjik për të gjetur një maçok me peshë të ngjashme.

Një ditë më vonë Galin u kthye në aeroport me maçokun me peshë dyfish më të vogël, që kaloi testin e kufirit të peshës në tryezën e kontrollit.

Më pas ai ia ktheu maçokun pronarëve të tij në aeroport para se të hipte në aeroplan për në Vladivostok me Viktor.

Por gabimi i tij ishte postimi i lajmit mbi zëvendësimin e Viktor, të cilin e mori vesh linja ajrore.

Aeroflot nisi një hetim duke hapur kamerat e sigurisë dhe panë zëvendësimin e Viktor.

EMISIONET