Icardi "shkel" me këmbë Interin, ja vendimi drastik i Argjentinasit

Icardi "shkel" me këmbë Interin, ja vendimi drastik i

Tek Interi ishte kapiten dhe mendohej se do të përsëriste historinë e Javier Zanettit tek zikaltrit. 

Mauro Icardi mes kontenstimesh ndërpreu marrëdhënien me klubin italian për t'u transferuar tek Psg. Argjentinasi është rikthyer sërish i "frikshëm" duke fituar vendin e titullarit tek skuadra e Thomas Tuchel. Sipas mediave franceze, Icardi nuk dëshiron më të kthehet tek Interi, edhe pse kartonin e tij e zotërojnë ende zikaltrit.

“Dua atë vazhdoj të tregoj cilësitë e mia në fushë, duhet të vazhdoj kështu edhe në muajt e ardhshëm. A do të qëndroj edhe përtej këtij sezoni? Kjo mbetet për t’u parë. Sigurisht, të luash për një klub si PSG është diçka e rëndësishme, sepse është një ndër klubet më të mira në botë. Do të bëj gjithçka që të qëndroj në Paris.”

Icardi ka realizuar 7 gola në 8 ndeshje për PSG, nëse klubi francez vendos ta ketë në skuadër për më shumë se një sezon duhet të kalojë në llogarinë e Interit 70 milionë euro.

EMISIONET