Icardi nuk dorëzohet, qëndron në Seria A

Icardi nuk dorëzohet, qëndron në Seria A

Mauro Icardi do të qëndrojë te Interi të paktën deri në janar të vitit 2020.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat italiane, të cilat konfirmojnë se sulmuesi argjentinas do të jetë pjesë e klubit për pjesën e parë të sezonit aktual pasi Inter nuk dëshiron ta shesë te rivalët kryesorë për titull, Juventus dhe Napoli.

Një zgjidhje kjo e gabuar për Interin, që do të humbasë shumë nga çmimi i kartonit të Icardit i caktuar një sezon më parë. Në verën e vitit 2018, Inter kërkoi rreth 110 milionë euro për argjentinasin, por në janar mund ta lëshojë për më pak se 50 milionë euro.

26 vjeçari raportohet se ka hedhur poshtë të gjitha ofertat për të qëndruar te Inter, por koha e paktë për ta larguar drejt një kampionati tjetër përpos Seria A mund ta shtyjë ekipin milanez për ta mbajtur në skuadër të paktën edhe për pak ditë.

EMISIONET