I vuri zjarrin kullotave në mal, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

I vuri zjarrin kullotave në mal, arrestohet 43-vjeçari në

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Sarandë pasi dyshohet se i vuri zjarrin kullotave në malin Pagane-Konispol.

Fatmir Filaj, banues në Berat, raportohet nga Policia e Sarandës se ka ndezur disa vatra zjarri duke djegur kështu kullotën e shtetasit Xh.D, 46 vjeç, banues në Konispol.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

EMISIONET