Një sulm me eksploziv u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së premtes ndaj banesës së një familjeje të cilës një vit më parë i vranë djalin 32 vjeçar.

Një sasi tritoli është hedhur brenda rrethimit të pronës së  shtetasit, Gazmir Kosiqi.

Shpërthimi ka qenë i fortë sipas raportimeve, dhe për pasojë djali 27 vjeçar i familjes Ismail Kosiqi ka mbetur i plagosur

Ndërsa nga ana tjetër ka pasur dëme të konsiderueshme materiale dhe në blegtori.

I riu mësohet se është dërguar në spitalin e Peshkopisë ku ka marrë ndihmën e parë dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: Vrasja biznesmenit

Një vit e gjysmë më parë, familjes i  vranë në prag të shtëpisë djalin 32 vjeçar Elsi Kosiqi, ngjarje për të cilën u arrestua Mahmut Gega.

Në atë kohë u tha se shkak për krimin u bë një konflikt mes dy të rinjve.

Ndërsa në lidhje me shpërthimin, grupi hetimor thotë se nuk është në gjendje të thotë nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

Blutë pas veprimeve të para në vendngjarje thonë se ende po punojnë për identifikimin e autorëve të sulmit me tritol.

/Ora News.tv/