Reperi R. Kelly është akuzuar për 11 vepra të tjera seksuale, raportojnë mediat amerikane.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se ato lidhen me sulmin seksual dhe abuzimin e një të mituri të moshës midis 13 dhe 16 vjeç. Nëse provohet, do të marrë dënim më të rëndë se të tjerët me të cilët përballet.

R. Kelly thuhet se duhet të paraqitet në gjykatë brenda javës për t'u përballur me akuzat.

Më parë këtë vit, artisti akuzua me 10 akuza për sulme seksuale. Ai u vetëdeklarua jo fajtor dhe u lirua me kusht.

Nëse dënohet për akuzat e mëparshme, të cilat përfshijnë katër viktima të dyshuara, tre prej të cilëve ishin të mitur, ai mund të përballet me tre deri në shtatë vjet burgim.


/Ora News.tv/