Pasi i shpëtoi akuzave për abuzim seksual, R Kelly do të shkojë sërish në gjykatë pasi nuk ka paguar më shumë se 160 mijë dollarë për kujdesin e fëmijëve.

Burime pranë këngëtarit tregojnë se ai ende nuk i ka dhënë 161,633 dollarë ish-gruas Drea Kelly. Afati i fundit për tu paraqitur në gjykatë ishte sot në orën 10 të mëngjesit. Nëse ai nuk ka shkuar, mund të jepet një urdhër arresti për të.

Kujtojmë se të martën, ai doli në një intervistë për “CBS This Morning” ku hodhi poshtë akuzat për abuzim seksual. R Kelly u lirua me kusht për 100.000 dollarë në Çikago, por gjatë intervistës, mes lotësh tha se ishte i pafajshëm.

/Ora News.tv/