Bekim Balaj ishte autori i golit të avantazhit, 1-0 në barazim 2-2 që Shqipëria regjistroi në shtëpi përballë Andorrës. Një rezultat që nuk e kënaq aspak shkodranin, i cili pas ndeshjes u shpreh:

"Isha shumë pranë shtyllës dhe nuk kisha nga të shkoja, vetëm të shënoja.

Ra ritmi? Para ndeshjes menduam që të bëjmë presing lart. Kërkonim që të përfitonim që në minutat e para, të krijonim hapësira. E gjetëm, por më pas nga goditet. Duhet të bënim më shumë në fushën e lojës. Kur rezultati shkoi 1-1 e humbën atë ritmin. Lënia e Bares jashtë është një zgjedhje e trajnerit. Trashi dhe Roshi ishin ideal për të krosuar nga krahët, por pas golit u bllokuan. Tentuam më pas nga qendra, por kur pëson 2 gola nga Andorra nuk e beson dhe të jap maksimumin".

/Ora News.tv/