I riu nga Durrësi kapet në aeroportin e Rinasit me 20 mijë euro të padeklaruara

I riu nga Durrësi kapet në aeroportin e Rinasit me 20 mijë euro

Një 27-vjeçar nga Durrësi është ndaluar nga policia kufitare e Rinasit, pasi u kap me 20 mijë euro të padeklaruara në tentativë për ti transferuar jashtë shtetit në mënyrë të kundërligjshme.

"Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në  Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë", thuhet në njoftimin e policisë.

I riu u procedua penalisht, ndërsa në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi".

EMISIONET