Një 30-vjeçar është dëbuar nga shtëpia e tij me vendim gjykate.

Michael Rotondo, nga New York u dërgua në gjyq nga prindërit e tij pasi refuzonte të largohej nga shtëpia.

Rotondo u fajësua se nuk punonte, nuk paguante qiranë dhe qëndronte akoma në shtëpinë e prindërve të tij.

Christina dhe Mark Rotondo paditën djalin e tyre dhe në mënyrë të përsëritur i dërgonin letra zyrtare duke i kërkuar atij të largohej nga shtëpia.

Ai u largua nga shtëpia por u rikthye 8 vite më parë për të mos u ikur më kurrë.

Ndaj gjyktata lëshoi një urdhër të menjëhershëm të dëbimit.

/Ora News.tv/