Departamenti Amerikan i Shtetit  ndalon hyrjen në SHBA të shtetasit serb Goran Radosavleviç i njohur si Guri i cili besohet se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi, tre qytetarë amerikanë me prejardhje shqiptare të vrarë në Serbi pas luftës në Kosovë.

"Neni 7031 (c) parasheh që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara . Radsosavljeviç ishte i përfshirë në mënyrë të besueshme në vrasjen e vëllezërve Bytyqi të vitit 1999, tre vëllezër shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi pas Luftës së Kosovës." Thuhet në njoftimin e DASH." 

Guri ka qenë komandant i xhandarmerisë serbe ndërkohë është marrë në pyetje nga gjykata e Serbisë.

Një dëshmitar pat deklaruar në gjykatën e Negotinit në vitin 2017, se Goran Radosavleviç ka qenë aty në momentin kur janë ekzekutuar vëllezërit Bytyqi.

Vëllezërit Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vrarë në korrik të vitit 1999 në Petrovo Sello në afërsi të Klladovës në pjesën lindore të Serbisë. Trupat e tyre u gjetën në qershor të vitit 2011 në varrezën masive në po të njëjtin vend ku ishin ekzekutuar. 


/Ora News.tv/