Anthony Joshua është kampioni i ri i Botës për peshat e rënda.

Boksieri 30-vjeçar vendosi në brez për herë të dytë 4 titujt, IBF, WBO, WBA dhe IBO, pasi ia doli të mposht me pikë kundërshtarin meksikan, Andy Ruiz Jr.

Fitore emocionuese kjo, që tregon edhe njëherë emocionet që të dhuron sporti. Pas marrjes së titujve, në prononcimin për mediat, Joshua falenderoi zotin, teksa tha se është mësuar të hedh djem përtokë.

“Para së gjithash, dua të falenderoj Zotin. Dua të them, ishte e bukur herën e parë dhe mu desh ta bëja dy herë. Një njeri si unë nuk kërkon justifikime, jam mësuar të hedh djem përtokë. I thashë vetes se do të korigjoja veten. Shkenca e dashur e këtij sporti është të godasësh pa të kapur. Jam i uritur dhe i përulur njëkohësisht. Faleminderit Andy Ruiz dhe familjes së tij” përfundoi kampioni i ri i botës.

Anglezi ishte dukshëm superior ndaj kundërshtarit, duke rezultuar edhe triumfat në ring, por nuk arriti që ta hedh "knock-out" ish kampionin e botës, që rezistoi për 12 raunde.

/Ora News.tv/