Luan Birçe ka debutuar me barazim në stolin e Flamurtarit. Vlonjatët nuk shkuan më shumë se 1-1 përballë Skënderbeut, pas një paraqitje që sipas tij sjell siguri për të ardhmen.

"Siç u zhvillua ndeshja, sigurisht që meritonim pasi krijuam raste. Bëmë gjithçka që të fitonim ndeshjen. Fati nuk na e dha këtë mundësi deri në fund. Na duheshin patjetër tre pikët dhe ky ishte mesazhi gjatë gjithë javës, në mënyrë që të kishim mundësinë për të gjetur vazhdimësinë në kampionat.

I kënaqur me lojën? Ishte diçka e evidentuar gjatë gjithë minutave të lojës. Çunat reaguan, i përgëzoj shumë për gjithçka që dhanë në fushë. Kjo situatë na jep besim të gjithëve se do të ecim në ndeshjet në vazhdim" përfundoi Birçe.

/Ora News.tv/