Formula 1 e ka kampionin e saj për vitin 2019, pavarësisht se në kalendarin e këtij viti kanë mbetur edhe dy gara.

Lewis Hamilton fitoi titullin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vendi i dytë mbylli llogaritë për titullin e gjashtë në karrierë të britanikut. E kur thuajse gjithçka ka përfunduar, të shumtë janë ata pilotë që i skadon edhe kontrata me skuderitë e tyre.

Një prej tyre është Niko Hulkenberg, i cili nuk do të ketë një makinë për vitin 2020, pas skadimit të kontratës me Renault.

Garat e Indycar janë ato që po magjepsin 32 vjeçarin, teksa nuk përjashtohet edhe një firmë me skuderitë e Formulën E dhe Auto Motor. Gjithsesi, Hulkenberg nuk përjashton mundësinë që të qëndrojë pushim për një sezon.

"Për mua personalisht, nuk ka turp të bëj pushim. Pas dhjetë vitesh, unë thjesht do të shikoj! Kjo nuk do të thotë që dua, por ndoshta nuk do të ngas asgjë," tha Hulkenberg për "Bild".

 Megjithatë, gjasat janë që Hulkenberg të jetë pjesë e garave të Indycar në vitin 2020.



/Ora News.tv/