Një 18-vjeçar nga një qytet i Anglisë i ka shpëtuar për mrekulli goditjes më çekiç në kokë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Connor Huntley u godit nga shoku i tij Joseph Williams teksa flinte në dhomën e tij dhe sipas mediave të huaja e gjitha kjo ndodhi pas një zënke  mbi temën për homoseksualët. Mesa duket dy të rinjtë nuk kanë ndarë të njejtin mendim mbi këtë temë, duke shkaktuar zemërim tek Williams i cili ka gjetur rastin kur shoku i tij ka qënë në gjumë për ta goditur, duke i çarë jo vetëm kafkën por çekiçi ka depërtuar deri në trurin e Connor. Pasi u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit dhe pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale  Connor arriti t’i mbijetonte kësaj goditje që mund të kishte qënë vdekjeprurëse. Ai tashmë nuk është në gjendje të jetojë jetën si gjithë të tjerët pasi vuan nga epilepsia dhe ka probleme në lëvizjen e gjymtyrëve. Ndërkohë që gjykata dënoi Joseph Williams me 14 vite burgim.

/Ora News.tv/