I jepet lamtumira e fundit modeles 47-vjeçare me një funeral privat

Reperi Diddy ka pritur në një funeral privat miqtë dhe familjarët e Kim Porter, nënën e tre fëmijëve të tij.

Më shumë se 100 njerëz mbërritën në vilën e Diddy në Bel-Air vetëm për ti dhënë lamtumirën e fundit modeles. Shtëpia ishte e mbushur me fotografitë e Kim dhe të familjes.

Në funeral morën pjesë edhe emra të njohur si French Montana, Mary J.Blige dhe Pharrell.

Duket se Sean (Diddy) është prekur shumë nga vdekja e 47-vjeçares, për të cilën tha se 'ishin si shpirtra binjakë', ndonëse lidhja e tyre kishte përfunduar.

Porter, ish modele dhe aktore, vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles të enjten (16 nëntor) në moshën 47 vjeçare. Autoritetet nuk kanë dhënë shkakun e vdekjes.

Ajo dhe Diddy ishin bashkë nga viti 1994 deri në vitin 2007. Së bashku ata kanë një djalë 20 vjeç dhe dy vajza binjake 11-vjeçare.

EMISIONET