I jashtëzakonshëm, ja arsyeja pse Son nuk i festoi golat në Champions

I jashtëzakonshëm, ja arsyeja pse Son nuk i festoi golat në

Edhe pse në mënyrë të pavullnetshme mesfushori i Tottenham, Son Heung-Min ishte njeriu që shkaktoi dëmtimin horror ndaj Andre Gomesit. 

Mesfushori portugez theu këmbën në sfidën mes Evertonit dhe Spursave, takim në kuadër të Premier League e cila përfundoi 1-1. Son i cili kërkoi ndjesë duke shpërthyer në lot për veprimin e tij është treguar sërish protagonistë mbrëmjen e djeshme në kompeticionin Champions League. Koreano Jugori shënoi një dygolësh kundër Cervena Zvezdës dhe ndihmoi Tottenhami ta fitonte këtë takim me rezultatin e përgjithshëm 4-0. 

Ajo që ra në sy tek mesfushori aziatik ishte fakti që nuk i festoi golat e tij. Në një intervistë pas ndeshjes Son u shpreh.

“Nuk doja të festoja sepse doja ta respektoja gjithë situatën. Më vjen vërtet shumë keq për atë që ndodhi. Këto ditë kanë qenë të vështira dhe unë e kuptoj sa me fat jam. Njerëzit përreth meje, tifozët, klubi, trajnerët, lojtarët më kanë ndihmuar shumë dhe më kanë dërguar mesazhe inkurajuese. Natyrisht, Andre Gomesit i uroj shërim të shpejtë”, theksoi Son.

EMISIONET