Ambasadori i Vatikanit në Francë është nën hetim për sulme seksuale.

Luigi Ventura, 74 vjeç, pretendohet se ka ngacmuar një zyrtar gjatë një fjalimi adresuar diplomatëve në Paris, më 17 janar.

Zyra e kryebashkiakut të qytetit paraqiti një ankesë më 24 janar dhe një hetim gjyqësor u hap ditën tjetër.

Kryepeshkopi Ventura ka shërbyer si ambasador për 10 vjet. Pretendimet vijnë në mes të valës së akuzave për abuzime seksuale nga klerikët.

Një zyrtar i Bashkisë tha për Reuters se Kryepeshkopi Ventura preku në të pasmet në mënyrë të përsëritur dhe me këmbëngulje zytarin gjatë eventit.

Javën e kaluar, Papa Françesku pranoi abuzimin seksual të murgeshave nga priftërinjtë dhe në dhjetor dy kardinalëve iu hoq titulli pas akuzave për abuzime.

/Ora News.tv/