I dënuari për drogë kapet me 8 doza heroinë në Lushnje

I dënuari për drogë kapet me 8 doza heroinë në Lushnje

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Lushnje.

Policia e Lushnjes ka sekuestruar 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bazë të informacioneve të mara nga qytetarët se një shtetasshpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll ndaj shtetasit K. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë. Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike" thuhet në komunikatën e policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

Shtetasi K. K ka qenë i dënuar më parë për veprat penale "Prodhimi dhe shitje e narkotikëve" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET