Një 43-vjeçar nga Kurbini është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Fred Gjonaj, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

"Gjykata në  Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale"Organizatë kriminale", "Vjedhje me armë" dhe "Plagosje" parashikuar nga Kodi Penal Italian", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/