Dy pensionistë nga Hong Kong kanë shpëtuar për mrekulli pasi një dritare, u shkëput nga kati i shtatë i një ndërtese dhe u bie në kokë.

Ata po bënin pazar ushqimor kur për pak ndodhi tragjedia.

Dritarja e një apartamenti ra nga shtatë kate mbi tregun ushqimor dhe goditi Siun 65-vjeçar dhe Këan 69-vjeç.

Policia ndaloi gruan, që jetonte me qira në apartamentin ku u shkëput dritarja.

Xhami ra drejt e në kokën e Siu ndërsa Kwan, që po qëndronte aty pranë, u dëmtua nga copat e xhamit që u thyen.

Të dy morën plagë në kokë dhe u dërguan në spital.


/Ora News.tv/