Një gjykatë në Filipine ka shpallur fajtore gazetaren Maria Ressa, e cila është shefja ekzekutive e një faqeje që kritikon presidentin, Rodrigo Duterte. Së bashku me të u gjykuar edhe një ish-gazetar i quajtur Reynaldo Santos Jr, ku të dy kanë marrë dënimin me 6 vite burg.

Presidentit Rodrigo Duterte i ka quajtur shpifje lajmet e tyre dhe për këtë arsye duhet të marrin dënimin që meritojnë, ndërsa Maria Ressa është shprehur se “Ne do të ngrihemi kundër secilit sulm kundër lirisë së mediave”.

"E drejta e fjalës së lirë dhe liria e shtypit nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si mburojë kundër përgjegjësisë", është thënë në aktgjykim.

Dënimi i tyre ka revoltuar edhe gazetarët e tjerë të cilët shprehen se ky vendmi nuk përfaqëson shtetin e së drejtës.

"Vendimi sot nuk shënon shtetin e së drejtës, por sundimi i ligjit është i shtrembëruar për t'iu përshtatur interesave të atyre që janë në pushtet, të cilët synojnë të plotësojnë axhendën e tyre personale dhe politike të dobishme të ndërsjellë," tha Rappler. "Aktgjykimi i sotëm përcakton një precedent të rrezikshëm jo vetëm për gazetarët, por për të gjithë në internet."

/Ora News.tv/