Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është shprehur se skuadra nuk u treguar e përqendruar në barazimin 2-2 ndaj Andorrës. Pas ndeshjes, shkodrani deklaroi:

Ne duhet të jemi gjithmonë të përqendruar. Gjithashtu duhet edhe qetësia, pasi jemi ekip i mirë dhe nuk duhet t’i humbim vlerat në një ndeshje si kjo. Goli i dytë ishte edhe me fat nga Andorra, pasi e preku edhe Ramadani. Duhet të vendoseshin mirë edhe mesfushorët në atë rast. Tani jam në 100% tim dhe gati për të dhënë maksimumin”, tha Hysaj.

/Ora News.tv/