Hysaj: Më të bashkuar se kurrë, sfida ndaj Andorrës më e rëndësishme se Franca

Hysaj: Më të bashkuar se kurrë, sfida ndaj Andorrës më

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Andorrës.

Mbrojtësi i Napolit pohoi se grupi është më i bashkuar se kurrë dhe dueli ndaj modestëve të Andorrës është më i rëndësishëm se ai ndaj Francës.

"Jemi shumë të bashkuar, ashtu siç edhe e keni kuptuar edhe ju. Me ndihmën e trajnerit kërkojmë të bëjmë një grup dhe një skuadër të mirë. Unë jam mirë sepse luajta në ndeshjen e fundit. Jam mirë fizikisht. Po mendojmë më parë për Andorrën dhe tentojmë që të bëjmë maksimumin për të vendosur edhe rekordin e pikëve. Më pas ndaj Francës do të ketë tifozeri të mirë, stadium të bukur dhe besoj se do të kemi edhe rezultatin. Jam i sigurtë që të gjithë po flasim për ndeshjen me Francën. Unë, lojtarët dhe trajneri janë të sigurtë se ndeshja e rëndësishme është ajo e nesërmja ndaj Andorrës. Do të përpiqemi të sulmojmë dhe të mos pësojmë gol. Duhet të jemi të qetë dhe të bëjmë detyrat e duhura. Tifozeria na shtyn që të japim maksimumin. Do na bëjnë që të mendojmë se po luajmë në shtëpinë tonë". 

EMISIONET