Hyn nga dritarja tenton te perdhunojë baristen me bikini

Nje video shokuese tregon momentin kur një njeri me thikë u fut përmes dritares së një kafeje me qëllim përdhuninim e baristes me bikini në shtetin e Uashingtonit.

Videoja tregon sesi 33 vjecari hap dritaren dhe futet brenda duke  i versulur vajzes.

Departamenti i Policisë Kent tha se incidenti ndodhi rreth orës 4:45 në Hottie Shots Espresso.

Në video, baristja, i identifikuar më vonë si Madeline Guinto, dëgjohet duke bërtitur 'oh Zoti tim' kur i dyshuari e kap atë.

Guinto tha se i vuri një thikë në fyt dhe i kërkoi që të fikte dritat.

Ajo refuzoi, por më pas ai e detyroi të dilte nga dritarja cila e çoi në një rrugicë të errët ku u përpoq ta përdhunonte.

Ndërsa ai tërheq gruan nga këmbët, dëgjohet duke i thënë baristes 30-vjeçare: "Unë nuk do t'ju lëndoj".

Autoritetet thanë se i dyshuari porositi një pije përpara sulmit në tentativë.

'Unë po e godisja atë me sa fuqi kisha. Nuk është e lehtë që të më çojnë drejt vdekjes time dhe unë po mendoja "Oh zot, pse nuk është dikush që të më ndihmojë?" 

Ajo tha se sapo dhunuesi e kishte zënë në qoshe, ai filloi ta mbyste. Viktima u përpoq që të kapte thikën, të cilën ai e largoi nga duart e saj.

Por papritmas, tha ajo, ai u frikësua dhe u largua, duke i dhënë asaj mundësinë për të drejtuar përsëri kafenenë dhe për të thirrur policinë.

I dyshuari 33-vjeçar u arrestua nga policia dhe u identifikua më vonë si Michael Reynolds, i cili ka një histori të gjerë kriminale.

EMISIONET