Hyka shënon gol fantastik në Izrael

Hyka shënon gol fantastik në Izrael

Jahmir Hyka ka qenë përsëri vendimtar për klubin e tij nga Izraeli, Makabi Netanja.

Skuadra e lojtarit shqiptar u përball me Hapoel Haifas në kuadër të Kupës Toto, e që këtë përballje e fituan 2-0.

Hyka e shënoi golin e parë për Makabi Netanja në minutën e 80-të me një gjuajtje nga distanca, për ta zhbllokuar kështu rezultatin.

Mesfushori shqiptar cilësohet si njëri ndër më të mirët në ligën izraelite, e që këtë më së miri po e tregon me golat e bukur të tij.

Lojtari 31-vjeçar iu bashkua Makabi Netanjas në janar të këtij viti, derisa ka kontratë deri më 30 qershor të viti 2020. 

/Telegrafi/

goli i Hykes on Vidnews.



EMISIONET