"Huyndai" përplaset me "Benzin" në Urën Vajgurore, 5 të plagosur, njëri rëndë

"Huyndai" përplaset me "Benzin" në Urën

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek vendi i quajtur ish-SMT-ja.

Policia lokale sqaron se një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç.

Nga përplasja, janë dëmtuar shtetasit J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

 Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë pasi është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET