Humbjet "shkarkojnë" Migen Memelli, Laçi ul në stol një "ish"

Humbjet "shkarkojnë" Migen Memelli, Laçi ul në stol

Disfata ndaj Flamurtarit i ka kushtuar shtrenjtë teknikut Migen Memelli, i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Laçit. Është ky vendimi i marrë nga presidenti i skuadrës kurbinase, Pashk Laska, i cili ka dal në përfundimin se Memellin është shkaktari kryesor i rezultateve negative të bardhezinjve.

I menjëhershëm ka qënë dhe pasuesi i Memellit, me Laskën që i ka besuar sërish timonin e skuadrës Besnik Prengës. Tekniku mirditor, i cili udhëhoqi ekipin kurbinas në Kupat e Evropës në startin e këtij sezoni është rikthyer sërish të drejtojë, tashmë edhe në kampionat.

Prenga ka arritur akordin me klubin kurbinas dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet në fund të muajit dhjetor, periudhë ku tekniku do të shkëpusë marrëdhëniet me klubin kroat, Lokomotiv Zagreb. Por jo vetëm kaq. Prenga pritet të sjellë edhe 2 futbollist me vete te klubi laçjan.

Në këtë mënyrë edhe pse kemi të bëjmë me një rikthim, Prenga është lëvizja e 4-t në stolin e finalistëve të kupës. Artan Mërgjyshi e udhëhoqi skuadrën për 10 javë, duke e profilizuar Laçin si një rival të denjë jo vetëm për Europën, por të frikshëm edhe për pretendentët e titullit, kështu që Prenga ka detyrën e vështirë, të kthejë dinjitetin e Laçit.

EMISIONET