Gazetari i Rtv Ora, Altin Sulçe është shfaqur shumë kritik ndaj lojës së treguar nga Partizani në derbin e humbur ndaj Tiranës.

Në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora, Sulçe u shpreh se Partizani ka bërë një merkato të dështuar dhe se nëse do të kthehet te loja e bukur të rikthejë sërish, Skënder Gegën.

"Lerda ka një histori të tmerrshme. Është zënë me çdo njeri tek klubi. Tabela nuk është gabim. Ai është problemi i Partizanit. Boldor skandaloz, Romero shkaktari kryesor i humbjes së Partizanit. Solomon shumë i dobët, Brown pa lidhje. Ka dështuar në merkato. Solomon qëndron gjatë gjithë kohës me shpinë nga porta. Po nuk luajtën futbollistët, njerëzit nuk vijnë në stadium. Janë skandalozë. Futbollistët aty janë. Partizani të marrë Skënder Gegën dhe bukuri. Lojtarët më të mirë janë rezervë. Nuk fut Çinarin, Asanit dhe fut një lojtar që ndeshjen e parë e luan në stadium," tha Sulçe.




/Ora News.tv/