Humbja në derbi, Lerda qan mungesat: Ishte një ndeshje për barazim

Humbja në derbi, Lerda qan mungesat: Ishte një ndeshje për

Partizani humbi derbin e parë pas 5 vitesh e gjysmë, teksa u mposht 2-1 nga Tirana.

Bardheblutë nuk fitonin prej 18 takimesh dhe iu deshën golat e Bathës e Cobbinah për të "thyer" mallkimin. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Franco Lerda u shpreh se humbja nuk ishte rezultati i duhur për lojën e zhvilluar, teksa shtoi se nuk goli i parë ishte një dhuratë nga ana e tyre.

“Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për këto 6 vite. Të humbasësh një derbi nuk është diçka e mirë. Duhet të ngremë kokën dhe të arrijmë të ngrihemi.

Ndryshimet në formacion – Ne kemi një skuadër të plotë, me shumë lojtarë, e pashë të udhës që të luaj në këtë mënyrë.

A u penduat për zgjedhjet? Po do të bëja të njëjtat zgjedhje që kam bërë edhe në ndeshje. Kishim mungesa të rëndësishme në mesfushë, ndaj na kushtëzuam në zgjedhjet që bëmë. Lojtarët e zgjedhur deri diku më pëlqyen, arritën ta justifikonin besimin.

Tirana pa trajnerTrajnerët nuk luajnë, luajnë futbollistët. Tirana ishte përgatitur mirë për këtë ndeshje, arritën në fund të na ndëshkonin, duke e fituar.

E meritoi Tirana fitoren? Ishte një ndeshje për barazim. I kemi dhuruar golin e parë, më pas barazuam. Kishim mundësi me Romeron dhe Bardhin, nuk arritëm të shënonim dhe më pas në fund u ndëshkuam”, u shpreh Lerda.

EMISIONET