Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ishin dyshja e pandarë. Ato jetonin bashkë dhe shoqëronin njëra-tjetrën kudo. Por shoqërisë së tyre i erdhi fundi pasi Jordyn shkëmbeu puthje me Tristan Thompson duke shkaktuar ndarjen e tij me Khloe Kardashian.

Gjatë një bisede me motrën dhe nënën e saj, miliarderja Kylie Jenner zbuloi se si u ndje pasi humbi shoqen e saj më të mirë.

"Ndjej sikur e gjitha kjo situatë duhet të ndodhte. Për një arsye, për mua, për atë, për ty, për të gjithë. Ajo ishte siguria ime. Ajo jetonte me mua. Ne bënim cdo gjë bashkë dhe ndjej sikur një pjesë e imja duhej të rritej pa të.

Ndonjëherë, njerëzit janë aty për arsye të caktuara në momente të caktuara. Sigurisht që e dua. Tani për tani, ajo po bën punën e saj, ndërsa unë timen.

Jam e lumtur, për një arsye të cuditshme", tha Kylie.

/Ora News.tv/