Humbi penalltinë decizive ndaj Kroacisë, sulmuesi danez merr kërcënime me vdekje

Humbi penalltinë decizive ndaj Kroacisë, sulmuesi danez merr

Orë aspak të qeta për sulmuesin danez, Nicolai Jorgensen.

Ylli i Newcastle United ka marrë kërcënime me vdekje pas penalltisë së humbur përballë Kroacisë, çka i detyroi danezët të bënin gati valixhet.

Abuzimet e shumta në rrjetet sociale, Federata daneze ka paraqitur një ankesë zyrtare në polici dhe u ka bërë thirrje mbështetësve të sillen më korrekt me sulmuesin.

"Stop. Shoqëria jonë nuk duhet të pranojë kurrë kërcënime me vdekje,  jo kundër yjeve të Kupës së Botës, politikanëve apo të tjerëve. Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e pahijshme. Ne po e raportojmë këtë çështje tek policia për t'i dhënë fund kësaj çmendurie".-thuhet në njoftimin e FA daneze.

Danimarka u eliminua nga Kupa e Botës në raundin e 1/8-ave.

EMISIONET