Humb jetën shqiptari, u rrëzua nga shkallët ndërsa punonte në çerdhe

Humb jetën shqiptari, u rrëzua nga shkallët ndërsa punonte

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Itali. Viktima  është identifikuar si Sokol Rahshta.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 marsit, por shqiptari ka humbur jetën sot në spital.

45-vjeçari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi 3 metra, ku së bashku me punëtorë të tjerë, ai po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta në Pistoia.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por si pasojë e frakturave që kishte pësuar në kafkë, nuk mundi të mbijetonte.

EMISIONET