Telefoni më i ri i markës Huawei mund të realizojë fotografi në errësirë pa qenë nevoja për të përdorur blicin.

P20 Pro i duhen vetëm 6 sekonda për të marë dritë të mjaftueshme për të realizuar fotografinë.

Ai më pas përdor inteligjencën artificiale për të dhënë foto të qarta duke shmangur errësirën dhe turbullimin.

Kompania kineze tha për BBC se telefoni do të bëhet marka më e mirë në botë.

Aktualisht është në vendin e tretë pas Samsung dhe Apple.



/Ora News.tv/