Huawei arrij majat në tregun global të telefonave, 'mund' Apple

Huawei është prodhuesi i dytë më i madh i smartfonëve në botë sipas raporteve të reja të IDC dhe Canaly.

Kompania kineze po ngjitet shumë lart duke tejkaluar edhe gjigandin Apple përsa i përket njësive të shitura.

Huawei ka shitur më shumë telefona sese Apple gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Është një lajm shumë i madh, jo vetëm për Huawei, por për industrinë e smartphone-ve. 

Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet kryesore kanë qenë të dominuara nga Apple dhe Samsung. Samsung është ende në krye të zinxhirit duke dominuar me një treg prej 20%. 

Huawei zotëron një treg prej 15.8% ndërsa Apple 12.1 %.

Natyrisht, ka të ngjarë që renditja të ndryshojë pak gjatë vitit të ardhshëm.

Tremujori i dytë i 2018 ose i gjithë viti është një nga më të ngadaltat për Apple, i cili pritet të kalojë në një tjetër cikël. Kjo me siguri do ta kthejë Apple në pozicionin e dytë.

Mbi të gjitha, duke pasur parasysh rritjen e Huawei, është e mundur që kompania të mund të kalojë edhe Samsung, megjithëse jo për një kohë të afërt.

EMISIONET