Hua 2 mijë euro për 25 mijë euro, kush është menaxheri shqiptar që krijoi bandën kriminale

Hua 2 mijë euro për 25 mijë euro, kush është menaxheri

Ndaj tij është vendosur një dënim prej dy vjet e katër muaj, gjobë 6 mijë euro dhe konfiskimin e 10 mijë e 400 eurove.

Dënimi është dhënë për shqiptari Dritan Idrizaj, menaxher hotelesh në Pietra Ligure. Hetimet ndaj tij kanë nisur në vitin 2011 në Imperia.

Idrizaj u akuzua për kamatë, mashtrim dhe zhvatje.

Sipas hetimeve të kryera nga karabinierët e Pietra Ligure dhe Loano, shqiptari, së bashku me të tjerë kishin krijuar një organizatë mes Imperia dhe Albenga, përmes të cilit huazonin para për sipërmarrësit lokalë.

Idrizaj, sipas rindërtimit të skemës nga hetuesit, ishte përgjegjës për "tërheqjen" e viktimave, të cilët shpesh e dinin.

Duke qenë vetë sipërmarrës, përmes metodave të  "mira dhe miqësore" derisa binin në rrjetën e grupit kriminal. Nëse nuk mund të paguanin borxhet, sipërmarrësit kërcënoheshin nga banda.

Një furnizues ushqimesh, i cili në të kaluarën kishte pasur Idrizajn si punonjës, u detyrua të kthente 600 mijë euro dhe duke u dhënë kriminelëve pronat.

Në Alassio, një tregtar, disa muaj pas marrjes së një huaje prej 2 mijë eurosh, i duhej të paguante 25 mijë dhe të shiste një automjet.

Për disa raste të tjera nuk u gjetën prova.

Idrizaj, pas një viti midis burgut dhe arrestit shtëpiak, është aktualisht në liri.

EMISIONET