Hoxhaj për Ora News: Brenda 2018, qytetarët e Kosovës pa viza në Europë

Hoxhaj për Ora News: Brenda 2018, qytetarët e Kosovës pa viza

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh i bindur se brenda 2018 qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në Europë.

Në një lidhje direkte për Ora News, Hoxhaj tha se Kosova ka përmbushur kushtin kyresor për heqjen e vizave.

Enver Hoxhaj: Unë jam mëse i sigurt se deri në fund 2018 do të ketë lajme pozitive. Vendi është bllokuar në këto tre vitet e fundit pa ndonjë arsye të madhe që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë një të drejtë të tillë. Ajo që na mbetet është që të komunikojmë në mënyrë intesive me Brukselin dhe të fitojmë mëbshtetjen. Ne kemi një qartëasi të plotë se cfarë duhet të ndodhë në Burksel. Dje dhe sot kemi pasur kontaktet e para dhe jam shumë i sigurt që 2018 qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Europës.

Ai nuk dha një datë përfundimtare, por tha se në ditët në vijim do të përcaktohet një kalendar kohor së bashku me zyrtarët e BE.

Enver Hoxhaj: Presim të kemi komunikimet zyrtarte me institucionet e BE dhe do të kemi një kalendar kohor më të saktë kohor se kur mund të ndodhë kjo dhe cilat shkallë të vendimarrjes do të duhet të përmbushen në Bruksel.

EMISIONET