Filozofi dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Elvis Hoxha i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se Albin Kurti do të ketë një bashkëpunim shumë të mirë me ndërkombëtarët.

Elvis Hoxha: Albin Kurti është figura që sot e kalon kufirin e brendshëm të shqiptarëve me dinjitet të plotë. Nuk ka figurë aktualisht në të dy vendet. Ajo që do na habisi, përtej të gjithë dyshimeve është se do shikoni një bashkëpunim me ndërkombëtarët të Albinit, jashtëzakonisht të gjallë. Ndërkombëtarët duan interlokutorë dhe sipas interlokutorit ata vendosin gjuhën.


/Ora News.tv/