Horror në avion, pasagjeri zhvishet për të parë pornografi dhe sulmon seksualisht stjuardesën

Një pasagjer gjatë një fluturimi nga Malajzia është arrestuar pasi thuhet se është zhveshur për të parë pornografi dhe më pas ka ngacmuar seksualisht një stjuardesë.

Pak kohë pasi avioni Malindo Air u nis nga Kuala Lumpur të shtunën, 20 vjeçari hoqi rrobat e tij dhe filloi të shikonte pornografi në laptop, njoftojnë mediat lokale.

I riu, një student në një universitet malajzian, fillimisht i veshi rrobat e tij me kërkesë të ekuipazhit në avion. Por më pas u përpoq që të përqafonte femrat e ekuipazhit gjatë rrugës për në tualet, por kur veprimet e tij u refuzuan, ai u bë agresiv dhe sulmoi një stjuardesë.

Ekuipazhi i avionit dhe pasagjerët e tjerë thueht se arritën që ta stabilizonin dhe i lidhën duart deri në fund të pjesës tjetër të udhëtimit.

Sipas medias malajziane Star Online, 20 vjeçari masturboi dhe urinoi në vendin ku ishte ulur.

Nuk kishte asnjë indikacion se pse ai ishte duke vepruar në këtë mënyrë.

Kur mbërriti në aeroport në Daka ai u arrestua. 

EMISIONET