Horror, Adoleshentit i 'ndahen më dysh' sytë nga një pistoletë boje në një klub nate

Një adoleshent përjetoi një natë horrori kur i plasën në fytyrë bojë nga një pistoletë boje në një klub nate në Magaluf, Spanjë.

Dillon Connery, 18 vjeç, po lufton për të rifituar shikimin e tij, pasi të dy kokërdhokët e syrit u 'shkatërruan' gjatë aksidentit horror.

Nëna e adoleshentit, Ashleigh Connery, 42vjeç, nga  Paisley, Skoci, tha se "Lëndimet e tij janë më të rëndat që kirurgët kanë parë ndonjëherë."

Duke folur nga ana e shtratit të djalit,l në një spital të Spanjës, ajo thotë: "Jemi të rrënuar. Sytë e tij janë shkatërruar.

"Dillon është lënë në një dhimbje të pabesueshme. Ai kishte një të ardhme të ndritur dhe tani  çdo gjë ndryshoi.

“Ai pyet vazhdimisht nëse do irikthehet shikimi. Ai përpiqet të ketë shpresë, por është shumë e vështirë. Për mua është një torturë më vete tek e shoh që im bir po kalon një gjë të tillë."

Dillon, nxënës në një firmë e sigurimit kibernetik, ishte me pushime kur ndodhi skena makabre.

Bëhet e qartë se ai u godit nga një formë likuide e bojës fosforeshente e cila u lëshua me presion mbi fytyrën e tij nga një pistoletë boje teksa argëtojesh në një resort në Majorka.

Dëmtimet e tij ishin aq të ashpra sa stafi i spitalit dhe miqtë e tij kujtuan se e kishin sulmuar.

Një foto tregon adoleshentin në spital me sytë e fashuar.

Nëna e tij, Ashleigh shtoi: "Shoku i tij kishte vajtur për tek banaku dhe nuk u vonua më shumë se pesë minuta dhe kur kthehet gjen Dillon të shtrirë."

Ashleigh fluturoi për në Majorka menjëherë sapo mësoi lajmin  dhe nuk është ndarë për asnjë moment nga i biri që atëherë.

Specialistët në Spanjë kanë ndërmarrë një sërë procedurash kirurgjikale.

Mjekët kanë shpresa se një ditë mund t'i  vijë shikimi në syrin e tij të djathtë.

Këto lloj bojrash janë bërë shumë popullore në klubet e resorteve europiane kohët e fundit.

Ngjyrat shpërndahen nëpër turmë, e cila inkurajohet të vishet me të bardha dhe të përfshihet në rrëmujë.

Dillon duhet të kthehet në Glasgow në ditët e ardhshme për të nisur një sërë trajtimesh me shpresën se do t'i rikthehet shikimi.

Nëna e dy fëmijëve, Ashleigh shtoi: "Duam t'i paralajmërojmë njerëzit sa e rrezikshme është kjo bojë festash.

“Kjo mund t'i ndodhë fëmijës së çdo kujt dhe ne duam të sigurohemi se nuk do t'i ndodhë më askujt."

Policët spanjollë kanë nisur një hetim, pasi Ashleigh raportoi incidentin javën e shkuar.

Nga ana e pronarëve të klubit, nuk ka asnjë koment.

EMISIONET