DASHI

Do të nisni javën plot me energji, prandaj duhet ta shfrytëzoni këtë për të ecur drejt qëllimeve tuaja. Komunikimi me të tjerët është një aspekt i rëndësishëm i ditës. Duhet të bëni më të mirën për të punuar me individë me mendje të njëjtë.

DEMI

Mendja juaj do të jetë tepër e zënë sot. Mundohuni të mos përfshiheni në detaje. Mund të shqetësoheni për rezultatet, por gjërat do të funksionojnë mjaft mirë nëse jeni të qartë ndaj qëllimeve tuaja.

BINJAKËT

Ju jen në qendër të vëmendjes sot! Jeni gati për të “pushtuar” në një fushë që dikur e konsideronit të pamundur. Qëndroni të fortë. Ky është një moment i mirë për ju, por jo për tu përqendruar në një gjë. Shqyrtojini me kujdes mundësitë që ju ofrohen, por mos merrni asnjë vendim sot.

GAFORRJA

Merrni drejtimin sot, ose mund të mbeteni pas. Nëse uleni dhe prisni që dikush t'ju tregojë se cfarë të bëni, me siguri nuk do arrini asgjë. Nëse merrni iniciativën të filloni, asgjë nuk do ju ndalojë. Celësi është të ndërmerrni hapin e parë.

LUANI

Ju mund të ndjeni pak konflikt në botën tuaj sot, sidomos nëse bëhet fjalë për emocione. Perceptimi juaj në një diskutim mund të sjellë mosmarrëveshje. Ju mund të fitoni një këndvështrim të mrekullueshëm nëse arrini të përfshiheni në fusha që janë krejtësisht të reja për ju.

 VIRGJERESHA

Sot mund ta keni të vështirë të merrni një vendim. Mundohuni të mos përfshiheni në thashethemet që përhapen rreth jush. Njerëzit mund të flasin shumë sot, por juve nuk ju intereson aspak kjo. Ju dëshironi rezultate dhe veprim, jo informacion të pabazuar.

PESHORJA

Ju jeni gati të ngjisni shkallat e suksesit dhe ti tregoni botës sa të mirë jeni. Ndihuni të lirë të ngjiteni në çdo cep të fushës. Ekziston një ndjenjë të mirë sot që i jep këtë nxitje emocioneve.

AKREPI

Do të tundoheni në shumë drejtime sot. Mund t’ju duket sikur të jeni në një dyqan me karamele dhe doni të blini gjithçka se duket e shijshme. Kini kujdes sepse kjo tendencë për të dashur ose arritur shumë gjëra nuk është e mirë. Nëse ndiheni të pasigurt, tërhiquni nga situata dhe kaloni ca kohë vetëm.

SHIGJETARI

Faleminderoni miqtë tuaj sot. Bëjini të ditur se sa vlerë kanë për ju. Është e rëndësishme të tregoni vlerësimin tuaj për njerëzit që ju rrethojnë. Sot do të keni një ndjenjë zemërgjerësie që do ju ndihmojë të kaloni të gjitha situatat. Ndani buzëqeshjen tuaj dhe nuk do të gaboni.

BRICJAPI

Është e rëndësishme të shprehni ndjenjat tuaja sot. Keni tendencë t'i mbani brenda dhe prisni derisa ato të arrijnë kulmin dhe shpërthejnë si një vullkan. Këto bllokime emocionale ju pengojnë. Askush nuk do e kuptojë se si ndiheni nëse nuk flisni.

UJORI

Kjo është një ditë e lodhshme për ju, kështu që shfrytëzoni sa më shumë çdo moment. Ju mund të realizoni dicka jashtëzakonshme nëse bashkoni gjëra të ndryshme njëherësh. Të tjerët do të frymëzohen nga sjellja juaj e mrekullueshme. Ndërsa cdo gjë realizohet në mënyrë të përsosur, shfrytëzoni rastin të tregoni vlerësim dhe bujari për njerëzit që ju rrethojnë.

PESHQIT

Sot, njerëzit mund t’ju “bombardojnë” dhe t’ju bëjnë që të tërhiqeni në guaskën tuaj mbrojtëse. Lëreni inatin e tyre të dalë dhe mos thoni asgjë. Sarkazma që ju keni është pikërisht ajo që duhet për të kaluar cdo ego të fryrë dhe sipërfaqësore.

/Ora News.tv/