Horoskopi 2 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 2 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Një e martë e vështirë për Dashi, edhe nëse është një ditë që duhet festuar apo duhet pushuar në shtëpi apo në një vend të këndshëm. Hëna nuk do jetë aspak favorizuese për ju. Pasdite do gjendeni gjithë kohës mes semaforit të verdhë dhe të kuq, asnjë moment nuk do kapni një semafor jeshil, prandaj përgatituni për siklete dhe momente të pakëndshme.

Demi

Ndodh që njerëzit dinamikë si puna juaj duhet të rishqyrtoni axhendën e angazhimeve për të ruajtur shëndetin. Udhëtoni, argëtohuni me miqtë, shkoni atje ku ju dëshiron zemra, por mos e lini pas dore trupin tuaj! Dikush, mbase vjehrra ose një i afërm tjetër, do të përpiqet të fusë hundët në punët e shtëpisë suaj, kjo do ju shqetësojë shumë.

Binjakët

Jeta shoqërore dhe miqësitë do jenë mjaft të gjalla dhe të dobishme: Do të jeni konstruktiv dhe i kthjellët në çështjet praktike, duke zgjidhur kështu disa situata problematike. Gadishmëria juaj do t'ju lejojnë të bëni takime interesante dhe të këndshme.

Gaforrja

Hëna do ju kthejë shpinën dhe një ngjarje e papritur mund të ju vërë në vështirësi. Duhet të zgjidhni se çfarë ka përparësi dhe rëndësi për ju dhe të veproni.  Marsi ju mbron dhe ju jep energji, mos e harxhoni për arsye të parëndësishme, merruni me gjëra të dobishme për të patur rezultate të kënaqshme. Do zbuloni se çfarë është e gabuar dhe jo e drejtë në dashuri.

Luani

Ditë e këndshme sidomos për marrëdhëniet me njerëzit. Nëse do udhëtoni përgatituni për takime të reja që do të jenë interesante dhe argëtuese. Disa ndryshime priten në marrëdhënien tuaj me partnerin.

Virgjëresha

Do jetë një e martë e bukur dhe me disa evente që do ju sjellin shumë kënaqësi.Miqtë do të japin kontributin e tyre dhe i dashuri juaj do të përmbushë çdo kërkesë apo dëshirë tuajën. Kujdes mund të përballeni me disa shqetësime fizike.

Peshorja

Hëna dhe Venusi ngrohin zemrën tuaj, nëse jeni në çift. Fantazia juaj do jetë e shfrenuar dhe do kaloni momente të bukura dhe erotike me partnerin. Merrni kohë për t'i kushtuar rëndësi hobit tuaj të preferuar.

Akrepi

Me Hënën në shenjën tuaj, gjithçka do të shkojë mirë! Shëndeti juaj mbrohet nga pozicione të mira planetare, asnjë sëmundje nuk do ju shqetësojë këtë ditë të dytë të qershorit. Mirëkuptimi me të dashurin tuaj do të pasurohet me dialog dhe interesa të reja.

Shigjetari

Një ditë disi e çuditshme, pa efekte planetare domethënëse në qiellin tuaj; e vetmja që të mban të fortë është Hëna. Do jeni të mbushur me ndjesi të këqija. Për ata që kanë pësuar kohët e fundit një zhgënjim sentimental, ajri është melankolik dhe nuk do gjeni mbështetjen e askujt dhe asnjë shpatull për të qarë.

Bricjapi

Planetet po ju njoftojnë për një rivalitet delikate midis miqve dhe dashurisë; me pak fjalë, ndjenjat sot janë të frikësuar. Edhe paraja mund të jetë një burim tensioni dhe shqetësimi. Do përballeni me disa shenja inkurajuese në orët e vona të pasdites, me kalimin e Hënës në Akrep.

Ujori

Nëse e nisni diçka mbarë, është gjysma e punës, prandaj përvishni mëngët dhe përpiquni të nxirrni më të mirën nga kjo ditë e zënë. Projektet do jenë fitimtare. Në dashuri çdo gjë do varet nga ju. Do dëshuroni liri dhe pavaresi, por nëse insistoni të ndiqni idetë tuaja, herët apo vonë do përfundoni t zënë me partnerin.

Peshqit

Do jetë një ditë e shkëlqyer dhe me entuziazëm do kryeni të gjitha detyrat personale dhe familjare. Një ndihmë të madhe do ju japë edhe Marsi në shenjën tuaj dhe Hëna në Akrep. Një darkë apo ngjarje shoqërore për të mos humbur.

EMISIONET