Hong Kong, studentët denoncojnë dhunën policore

Hong Kong, studentët denoncojnë dhunën policore

Qindra studentë dhe stafi shkollor i Hong Kong denoncuan të mërkurën dhunën policore të ushtruar një ditë më parë ndaj demonstruesve për demokraci.

Protesta u mbajt paqësisht në shkollën e studentit që gjatë përleshjes me forcat e rendit u qëllua me armë zjarri në kraharor.

E marta shënoi herën e parë në këto katër muaj që autoritetet përdorin një plumb real jomanovër kundër protestuesve.

Policia vendëse njoftoi se 18-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa oficeri ishte detyruar të vetëmbrohej pasi po kërcënohej me një objekt të fortë.

Me plagë të ndryshme u transportuan në spital një total prej 104 personash, përfshirë 25 policë.

180 tubues të tjerë u arrestuan për sjellje të dhunshme dhe mosbindje të autoriteteve.

Të mërkurën, në duart e protestuesve lexoheshin tekste me shkrimin "jo dhunës"  apo që akuzonin policinë "për vrasje të paramenduar".

Protestës iu bashkuan masivisht nxënësit e shkollave të mesme, të cilët bojkotuan mësimin.

Ndërkohë, ngjarjet e një dite më parë errësuan përvjetorin e 70-të të Kinës komuniste.

Festimet nisën orë më herët me parada ushtarake dhe me ekspozimin e epërsisë raketore e ushtarake.

Ceremonitë u dënuan si nga aktivistë të Hong Kong, edhe nga qeveria e Tajvanit, të dyja territore të pretenduara nga Kina.

Tajvani madje akuzoi Pekinin zyrtar se diktatura njëpartiake që ka ngritur këto 70 vite po kërcënon paqen dhe demokracinë në botë.

EMISIONET