Protestat në Hong Kong nuk kanë të ndalur. Me mijëra demonstrues antiqeveritarë dolën në rrugë  edhe në natën e ndërrimit të viteve, si edhe përgjatë ditës së mërkurë.

Tubimi i sotëm u organizua nga Fronti i të Drejtave të Njeriut Civil (CHRF), grupi që qëndron pas disa prej marshimeve më të mëdha të lëvizjes. Zëdhënësi Jimmy Sham më parë tha se shpresonte se do të ishte paqësore. "CHRF do t'i mbrojë ata që po ndjekin marshimin," u tha ai gazetarëve. Protestuesit mbanin në duar flamuj që lexonin "Pavarësia e Hong Kongut", ndërsa dhuronin maska të Pepe the Frog, një meme në internet që është adoptuar si një nga simbolet e lëvizjes së protestës së gjatë të qytetit. Nuk munguan përleshjet me policinë.

Prej muajit qershor në Hong Kong janë mbajtur më shumë se 1.000 demonstrime, duke filluar nga tubimet e vogla të disa qindra njerëzve deri në marshime në shkallë të gjerë me deri në 2 milion të pranishëm.

Gjithçka filloi pas një projkeligji të qeverisë të tërhequr tanimë, që lejonte të arratisurit të ekstradohen në territorin e Kinës.

 Por lëvizja është zgjeruar duke përfshirë më shumë kërkesa, hetim për dhunën dhe brutalitetin e policisë, si dhe shkeljen e të drejtave demokratike në territorin gjysmë-autonom.


Më shumë se 6.000 njerëz janë arrestuar që prej fillimit të protestave, me mbi 2.600 të shtruar në spital. Policia ka qëlluar 16,000 raunde gaz lotsjellës gjatë trazirave, ndërsa protestuesit e dhunshëm kanë hedhur tulla, bomba zjarri dhe madje një shigjetë te oficerët.

/Ora News.tv/