"Holanda", Cakaj: S'kam frikë nga votat kundër, po punoj për të siguruar votat pro

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj deklaroi se është në një përpjekje intensive me vendet anëtare të BE për të siguruar mbështetjen për hapjen e negociatave me 18 tetor.

Në një konferencë për mediat me homologun austriak, Cakaj kur u pyet nëse i druhet një vote kundër nga Holanda, pati këtë përgjigje:

Gent Cakaj: Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të sigururuar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro.

Referuar takimit të tij me Ministrin Federal për Evropën, Integrimet dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, Cakaj tha se Austria si një katër partnerët strategjikë të Shqipërisë është një nga mbështetëset kryesore të rrugëtimit europian të vendit tonë në përgjithësi dhe çeljes së negociatave për anëtarësim në veçanti.

Gent Cakaj: Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar hapjen e negociatave për anëtarësim.

Alexander Schallenberg: Ne kemi paraqitur kushte që kanë plotësuar dhe tani e kemi ne në Bruksel të japim mendimin tonë dhe të bëjmë atë që na takon në këtë marrëveshje. Miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten te ne dhe ne kemi një pozicion të fortë në Këshill.

Ministri austriak gjithashtu shprehu solidaritetin dhe angazhimin e Austrisë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti.

Alexander Schallenberg: Agjencia Austriake për Zhvillim do të japë 200 mijë euro për të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit në Shqipëri.

EMISIONET