Policia e Vlorës ka çuar në pranga autorin që hodhi benzinë para banesës së shefit të Gjinekologjisë.

Musta Kapaj, 27 vjeçar, banues në Gjorm, përfundoi në pranga, pasi gjatë ditës së djeshme në lagjen ''24 Maji'', ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç. Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë''.

/Ora News.tv/