Në listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale në Indi janë paraqitur dy emra të pazakontë, Hitleri dhe Frankensteini. Në zgjedhjet për Kuvendin indian Meghalaya konkurrojnë 343 kandidatë për 60 vende, ndërsa nga emrat konkurrues kanë tërhequr vëmendje emri i liderit nazist dhe përbindëshit Frankenstein. Një profesor historie ka thënë se këto emra të çuditshëm kanë mbetur nga qeveria koloniale britanike dhe prindërit u vënë emra pasardhësve të tyre duke mos analizuar kuptimin e tyre. Adolf Lu Hitler-Marak ka thënë se prindërit e tij nuk e kanë ditur se çfarë fshihet pas emrit të tij dhe se përveç mustaqeve nuk ka asgjë të përbashkët me diktatorin nazist. Krahas Hitlerit dhe Frankensteinit, në listën e kandidatëve gjenden edhe emra të tillë, si Boldness Billykid, Predecessor, Process, Hopingstone Lyngdoh, Hilarious Pochen e Hopeful Bamon.

/Ora News.tv/